“Humba foshnjën se më rrihte edhe shtatzënë”: Gabriela e akuzon për dhunë e abuzime, Antony përjashtohet nga Brazili

Sulmuesi i Manchester United, Antony, është në një situatë të vështirë pasi ish e dashura Gabriela Cavallin bëri publike denoncimin për dhunë në familje dhe abuzim. Denoncimi i vajzës ndaj sulmuesit të Red Devils është bërë në policinë e Sao Paulos. Sipas DJ dhe influencueses braziliane, Antony ishte protagonist i akteve të ndryshme të dhunës, që e çuan atë në humbjen e foshnjës kur ishte shtatzënë.
Sulmuesi u pezullua nga Seleçao dhe Djajtë e Kuq gjithashtu kanë hapur një hetim për rastin. “Manchester United pranon akuzat e bëra kundër Antony dhe konfirmon se policia po kryen hetimet e nevojshme,” thuhet në një deklaratë. “Në pritje të informacionit më të detajuar, klubi nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm. Si klub, ne po e marrim këtë cështje seriozisht, duke marrë parasysh ndikimin që këto akuza dhe raportet e mëvonshme do të kenë tek të mbijetuarit e abuzimeve”.
Lexo më tej: Richarlison ende i traumatizuar nga Conte: dy orët e makthit për brazilianin
Menjëherë pasi u bë denoncimi me akuzat e rënda nga Gabriela Cavallin, Antony u përjashtua nga të grumbulluarit e kombëtares braziliane. Do të jetë Gabriel Jesus i Arsenal që do ta zëvendësojë për ndeshjet kundër Bolivisë në 8 shtator e kundër Perùsë në 12 shtator.
#Humba #foshnjën #më #rrihte #edhe #shtatzënë #Gabriela #akuzon #për #dhunë #abuzime #Antony #përjashtohet #nga #Brazili
Lapsi