Aktualitet

Kaos në Greqi nga moti i keq, hapen gropa në rrugë, njerëzit hipin mbi çatitë e shtëpive

Shteti fqinj, Greqia po përballet prej disa ditësh tashmë me një situatë tepër të vështirë si pasojë e motit të keq, shoqëruar me shira masivë dhe përmbytje.

Vendi po përballet me një fatkeqësi natyrore prej disa kohësh, ku nga zjarret masive dhe vapa e madhe, vendin e morën shiu dhe përmbytjet, njoftojnë mediat greke.

Shumë qytete dhe fshatra janë në një situatë mjaft të vështirë, pasi niveli i ujit është mjaft i lartë, ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë hipur mbi çatitë e shtëpive.

Prurjet e mëdha kanë përmbytur rrugë, shtëpi dhe gjithçka u ka dalë përpara. Shumë akse rrugore janë bllokuar, ndërsa në një aks rrugor, është çarë autostrada dhe është hapur një gropë.

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë të zhdukur, ndërsa ditën e djeshme u raportua se, një nga viktimat është nga Shqipëria.

/a.r

#Kaos #në #Greqi #nga #moti #keq #hapen #gropa #në #rrugë #njerëzit #hipin #mbi #çatitë #shtëpive

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button