Sport

Zgjedhjet e Kukësit / Berisha me ‘strategjinë’ e 14 majit, fut në koalicionin me PL-në edhe ‘PDSH-në, por…

Zgjedhje të reja por me strategji të vjetër. Tentativa e dytë e Sali Berishës, pas asaj të 14 majit, për t’u përfaqësuar me logon zyrtare të PD-së në zgjedhje, ka dështuar. Vendimin e dha tre ditë më parë Komisioneri Ilirjan Celibashi i cili regjistroi Partinë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën për zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit në Kukës, duke rrëzuar të njëjtën kërkesë që ishte bërë nga Sali Berisha.

Edhe në këto zgjedhje e vetmja ‘derë’ e Berishës mbetet sërish Ilir Meta. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ përmes një kërkese të depozituar në KQZ kërkon regjistrimin në këtë proces të koalicionit të Berishës dhe Metës, që ka për kryetar kryetarin e Partisë së Lirisë. Edhe në këto zgjedhje, kandidati i Berishës, Emri Vata regjistrohet nëpërmjet partisë së Ilir Metës, teksa PD-në zyrtare e ka Lulzim Basha.

Pavarësisht pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit për regjistrimin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën, Celibashi njoftoi në mbledhjen e zhvilluar tre ditë më parë se Gjykata e Tiranës njeh për kryetar Bashën kësisoj në regjistrin e partive ekziston vetëm një PD, ku Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij janë ata që disponojnë vulën dhe logon.

/a.r

Zgjedhjet e Kukësit / Berisha me 'strategjinë' e 14 majit, fut në koalicionin me PL-në edhe 'PDSH-në, por...

#Zgjedhjet #Kukësit #Berisha #strategjinë #majit #fut #në #koalicionin #PLnë #edhe #PDSHnë #por..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button