Më efikase në fushëbetejë, SHBA do t’i japë Ukrainës predha me uranium të varfëruar

Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të furnizojnë Ukrainën me predha tankesh me uranium të varfëruar, si pjesë e ndihmës së re ushtarake dhe humanitare prej 1 miliardë dollarëshe.
Njoftimi i një pakete të re sigurie për Ukrainën erdhi gjatë vizitës së diplomatit të lartë amerikan Antony Blinken në Kiev dhe pas sulmit të ushtrisë ruse në një treg, ku u vranë 17 civilë.
Predhat me uranium të varfëruar, të kalibrit 120 mm, që janë të përfshira në paketën e ndihmës janë për tanket M1 Abrams që do të dorëzohen në Ukrainë këtë vit.
Uraniumi i varfëruar është uranium i natyrshëm i cili është “zhveshur” nga pjesa më e madhe e lëndës së tij radioaktive, por jo e gjitha. Ai është një metal shumë i dendur, kështu që mund të përdoret për të përforcuar blindimin e tankeve. Por përdorimi kryesor i tij është vendosja në majë të predhave të mortajës për të depërtuar në armaturën konvencionale të tankeve.
Rusia e dënoi ashpër vendimin e fundit të SHBA për të dërguar këtë lloj armatimi në Ukrainë, duke e cilësuar si një akt çnjerëzor.
/a.r
#Më #efikase #në #fushëbetejë #SHBA #japë #Ukrainës #predha #uranium #të #varfëruar