Aktualitet

Beleri sfidon Ramën: Lejen për betimin nuk e jep gjykata, por drejtori i burgut

PPE i kërkon Shqipërisë betimin e Fredi Beleri , reagon Rama

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e betimit të tij. Në një reagim në rrjetet sociale Beleri shkruan se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin, pasi sipas tij Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orësh të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë organe të pavarura të drejtësisë” – shkruan Beleri.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris, është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.


Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqipërisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë” – shkruan Beleri. ©

LEXO EDHE: Busti i Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri grek në ‘kurthin’ e Ramës

#Beleri #sfidon #Ramën #Lejen #për #betimin #nuk #jep #gjykata #por #drejtori #burgut

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button