Aktualitet

Ministrat e rinj/ Tre dekretet surprizë mbi tryezën e Begajt

Në vijim të shpalljes që bëri në Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, kryeministri Edi Rama i ka dërguar për dekretim Presidentit Bajram Begaj emrat e shtatë ministrave të rij që hyjnë në kabinet
Kreu i shtetit ka në dispozicion 7 ditë kohë për të dekretuar në postin e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanin, në vend të Olta Xhaçkës; te Financat Ervin Meten në vend të Delinda Ibrahimaj; te Shëndetësia, Albana Kociun në vend të Ogerta Manastirliut; ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në vend të Frida Krifcës; Ministre e Sportit dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu në vend të Evis Kushit, Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delinda Ibrahimaj; ndërkohë që shkrihet Ministria për Standardet dhe Shërbimet e drejtuar nga Milva Ikonomi dhe shtohet Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Por mes këtyre ndryshimëve që prekin gati gjysëmën e kabinetit tre emërime surprizë ishin ato në diplomaci, financa dhe shëndetësi. Kur dihet se Olta Xhaçka u largua për shkak të dosjes së koplikuar të konfiktit të intersiti me një investim strategjik në jug të vendit, kur koncesionet në shëndetësi e bënin të pamundur zgjatjen e mandatit të Manastirliut dhe sherri me Belinda Ballukun vijimin e Ibrahimajt, me kuriozitet u pritën profilet e panjohura për publikun e gjërë që i zëvendësuan ata.


Nga vjen Igli Hasani?

Igli Hasani ka pasur një përvojë të gjatë shtetërore në profile të nivelit të lartë të administratës në të cilën ka shërbyer që prej kohës së qeverisjes Berisha (drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014) dhe drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014). Ai është vëllai i gazetarit të njohur, drejtorit të Vizion Plus, Arban Hasani. Ai ishte në krye të ambasadës shqiptare në OSBE nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe Presidencën e radhës së OSBE-së.. Mendohet se në këtë moment janë forcuar lidhjet e tij me Edi Ramën, ku Hasani ka bërë një figure aq të mirë sa u largua nga shërbimi ynë diplomatik për të mbajtur një post të lartë si ndërkombëtar pranë OSBE. Ai po rikthehet sërish në administratën shqiptare, ku ka shërbyer për 17 vjet, këtë herë si politikan i lartë. Presidenti Begaj do e dekretojë atë në postin e shefit të diplomacisë shqiptare pak ditë përpara se Shqipëria të kryesojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe ndërkohë që Tiranë është futur në një krizë të thellë me Athinën, gjë që mendohte se ndikoi edhe në rrëzimin e Xhaçkës.

Mete, babai u dogj nga vettingu i biri ministër

Jeta është nganjëherë e mbushur plot me paradokse dhe emërimi i ministrit të ri të Financave është njëri prej tyre. Në të njëjtën ditë që Edi Rama mbajti një fjalim ditirambik për reformën në drejtësi dhe arritjet e saj, ai shpalli si anëtar të ri të kabintit, Ervin Meten, babai i të cilit, Bilbil Mete është djegur si prokuror i i papërshtatshëm nga vettingu.
Por përpos kësaj, ndonëse i panjohur në publik Ervin Mete ka mbajtur detyra të rëndësishme në administratën rilindase.
Ai ka drejtuar AMF (Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare) prej majit të vitit 2020, ndërsa më herët kishte qenë Kryetar i Bordit të këtij Autoriteti. Mete është një nga ata ish student brilantë që iu bashkëngjitën rilindjes që me ardhjen e saj në pushtet por që dalë ngadalë, me kalimin e kohës, filluan ti përngjajnë asaj pa e perendimizuar dot.

Ndryshimet në qeveri/ Cilat janë kokat e ministreve që “preu” Rama 

Ai hyri në administratë si zëvendësministër i Financave dhe zëvendësministër i Ekonomisë në periudhën 2013-2017 teksa mbante në xhep një diplomë Master nga Universiteti i Harvardit, ku qe specializuar për të drejtë korporatash. Ai ka kryer po ashtu edhe Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE), për të drejtën fiskale. Presidenti Begaj do ta dekretojë atë në të njëjtën karrige të Financave të cilën më gjatë se kushdo gjatë qeverisë Rama e ka mbajtur Arben Ahmetaj.

Koçiu, besnikëria tek shëndetësia

Një tjetër emër pothuajse i panjohur për publikun, që pritet të dekretojë presidenti është edhe ai i Albana Koçiut. Ajo do të vihet në krye të një ministrie problematike, me tre koncesione, që po hetohen nga SPAK, si sterilizimi, Check up dhe dializa. Pikërisht për këtë në krye të këtij dikasteri duhej një personazh i besuar. Dhe besohet se Rama nuk mund të gjente njëri më të sigurtë se një grua që ka drejtuar për dhjetë vitet e tij Departamentin e Administratës Publike me gjithë gjëmat që ka bërë rilindja mbi këtë administratë. Në këtë kuptim Koçiu besohet se i plotëson të gjitha kriteret. Plua që ajo vjen nga fluksi që e ka shoqeruar kryeministrin aktual që nga koha e bashkisë së Tiranës. Natyrisht në CV e saj gjenden shkollimi dhe kurset që ajo ka kryer, por nxjerrja nga anonimiteti drejt një posti me profil të lartë publike besohet se është besnikëria më tepër sesa profesionalizmi.

©

 

#Ministrat #rinj #Tre #dekretet #surprizë #mbi #tryezën #Begajt

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button