Aktualitet

Berisha: Pëllum Gjoka ishte mik për kokë me Edi Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme kur tha se biznesmeni Pëllumb Gjoka, që ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, donte të emëronte kreun e SPAK.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të librit “Farsa elektorale e 14 Majit” ku ndër të tjera Berisha shtoi se Pëllumb Gjoka është mik me kryeministrin Rama.

“Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës. Ai po emëronte kreun e SPAK.


Kondili, që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër bashkë me një tjetër, shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale, sa mori Kondili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës.

Kondili, të cilit bodyguardi i Pëllumb Gjokës i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro, do na dilte nga Rama edhe kryetar i SPAK”- u shpreh Berisha.

#Berisha #Pëllum #Gjoka #ishte #mik #për #kokë #Edi #Ramën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button