Aktualitet

Arrestohet influencuesja amerikane: Këshillonte prindërit si të ndëshkojnë fëmijët

amerikane

Influencuesja amerikane Ruby Franke postonte video në YouTube duke mësuar prindërit se si të ndëshkojnë fëmijët e tyre. Rregullat e saj përfshinin agjërimin, ndëshkimin trupor dhe privimin e gjumit. Gruaja u arrestua për abuzim ndaj fëmijëve pasi një nga 6 fëmijët e saj arriti të arratisej në shtëpinë e një fqinji.

I vogli, në një gjendje evidente të kequshqyerjes, u dërgua në spital së bashku me një nga vëllezërit e tij në kushte të ngjashme. Djali i vogël arriti të zvarritet nga dritarja dhe më pas u drejtua për në shtëpinë e fqinjëve të tij të cilët ngritën alarmin duke telefonuar 911. Ai kishte plagë të hapura dhe shenja ngjitësesh në kyçet e këmbëve dhe duarve.

Ai kërkoi me dëshpërim ujë dhe ushqim. Pas kontrollit në shtëpinë e influencueses, policia zbuloi se edhe një tjetër fëmijë kishte nevojë për ndihmë. Ruby Franke nuk po vepronte vetëm. Kolegia e saj Jodi Hildebrandt u akuzua gjithashtu për 6 akuza për abuzim të rëndë të fëmijëve. Të dyja tani janë në paraburgimin e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Uashingtonit.

Në dukje shihej një familje perfekte me fëmijë të buzëqeshur, por videot e publikuara nga gruaja tregojnë një realitet krejt tjetër. Në kanalin e saj në YouTube të quajtur “8 Pasagjerët” ajo dokumentone jetën e përditshme me bashkëshortin dhe 6 fëmijët e tyre. Përveç kësaj, ajo jepte leksione se si mund të ndëshkohen ashpër fëmijët.


“Dënimet” ishin nga më të ndryshmet. Ajo e la vajzën e saj 6-vjeçare me stomak bosh pasi kishte harruar drekën ndërsa një nga vëllezërit e saj e dënoi të flinte për 7 muaj në dysheme apo duke i detyruar ata të pastronin dyshemenë. Më shumë se 2 milionë ndjekës të tmerruar nga ashpërsia e dënimeve të propozuara, bënë disa raportime në shërbimet lokale për mbrojtjen e të miturve.

Pavarësisht akuzave të shumta nga shikuesit, Ruby Franke u justifikua duke thënë se “stili i saj i prindërimit nuk ishte abuzim, por një mënyrë për t’u mësuar fëmijëve të saj pasojat e veprimeve të tyre”. ©

#Arrestohet #influencuesja #amerikane #Këshillonte #prindërit #të #ndëshkojnë #fëmijët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button