Aktualitet

Salianji: Çimentimi i këtij grupi, qartëson se kush është Grupi Parlamentar i PD

Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar takimin e zhvilluar sot, ku morën pjesë 43 deputetë të PD, mes tyre Gazment Bardhi e Sali Berisha, si një hap të parë drejt bashkimit të formacioneve opozitare.

Në një reagim, Salianji shprehet se Takimi është një mesazh shpresëdhënës për elektoratin opozitar, ndërsa shton se “çimentimi i këtij grupi parlamentar dhe nga pikëpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partisë Demokratike”.

Ai thotë se tashmë fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çështjeve konkrete, fokusimi tek çështjet e zgjedhësve dhe tek mbikëqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë.


“Nga sot e më pas duhet të funksionojmë si një grup parlamentar, me takime të përjavshme dhe koordinim të përhershëm”, deklaron ai.

Reagimi i plotë: 

Takimi i sotem duhet lexuar dhe pare si hapi i pare i bashkimit te formacioneve opozitare sic jane qartesisht te formalizuar formacionet proqeveritare!

Është mesazh shpresdhenes per elektoratin opozitar por dhe për shoqerine, është nje moment i fillimit te ringritjes se opozites!

Çimentimi i ketij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen per te qartesuar dhe ne publik se kush është grupi parlamentar i Partise Demokratike!

Tani fokusi i cdo deputeti duhet te jete perballja me qeverine, propozimi i ceshtjeve konkrete, fokusimi tek ceshtjet e zgjedhesve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverise!

Nga sot e me pas duhet te funksionojme si nje grup parlamentar, me takime te perjavshme dhe koordinim të perhershem.

#Salianji #Çimentimi #këtij #grupi #qartëson #kush #është #Grupi #Parlamentar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button