Aktualitet

Mbledhja e Bardhit, Basha: Kush do t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë

Kreu i PD-së së vulës Lulzim Basha i ka dërguar mesazh kreut të Grupit, Gazment Bardhit gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetareve.

“Udha e mbarë i qoftë në bunkerin anti-amerikan. PD nuk e dëmtoni dot më”.

Ai theksoi se “cilido që kërkon ti bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës”.


FJALA E BASHËS:

Ka nga ata që tashmë kanë zgjedhur rrugën e tyre, cilido që kërkon t’i bashkohet aleancës së kullës së korrupsionit është i lirë, por mos të mbajë flamurin e demokratëve apo të flasë në emër të tyre, por të flasë në emër të interesave personale apo të trekëndëshit të Bermundës.

Ju penguan ju dhe PD me manovra te errëta. Por kjo mori fund me vendimet e Kuvendit Kombëtar.

Nuk do lejoj askënd të luaj me interesat e PD, që kërkon të çojë demokratët në hullitë e nongratave. Hymë në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe demokratëve, i mbrojtëm me sakrifica të larta. Do qëndrojmë përkrah këtyre vlerave. I kërkojmë kujtdo që të reflektojë dhe të jetë pjesë e këtyre vlerave.

#Mbledhja #Bardhit #Basha #Kush #bashkohet #aleancës #së #kullës #së #korrupsionit #është #lirë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button