“Do të marrim pjesë”, Berisha i përgjigjet pozitivisht ftesës së Bardhit për mbledhje të përbashkët

“Po, do të marrim pjesë. Ne shkojmë atje dhe do të marrim pjesë kjo është edhe ftesa është hap pozitiv dhe ne do të marrim pjesë. Ne i përgjigjemi pozitiv ftesës”, kështu i është përgjigjur kryedemokrati Berisha ftesës së Gazment Bardhit për një mbledhje të përbashkët ditën e nesërme.
Gjatë fjalës së tij në prononcimin për mediat, kryedemokrati Berisha ka akuzuar Parlamentin si antikombëtar.
Sali Berisha: Vota shndërrohet në krim, institucion i fatkeqësisë kombëtare, i cili të vetmin vendim që ka marrë ka dyfishuar rrogat e tij, ka ndaluar me dhjetra vendime të lobuara nga krimi. Institucion i cili ka bllokuar të gjitha nismat me rëndësi kombëtare, nuk ka lejuar rezolutën për dënimin e genocidit serb në trojet shqiptare. Me qëndrimet e tij i shërben disintegrimit të Shqipërisë në BE.
/a.r
#të #marrim #pjesë #Berisha #përgjigjet #pozitivisht #ftesës #së #Bardhit #për #mbledhje #të #përbashkët