Life Style

Lihet në burg djali që vrau me eksploziv babanë, policia ka ende shumë pikëpyetje

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 23-vjeçarin Mato Gllucaj, në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura.

Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente.

Në sallë është marrë edhe dëshmia e 23-vjeçarit i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në komisariat.

Ky i fundit ka pranuar krimin teksa ka dëshmuar se babai i dhunonte të gjithë dhe për më tepër shumë herë e kishte nxjerr nga shtëpia. Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë policia e Vlorës vijon ende hetimet, pasi kjo e fundit dyshon se Dyrmish Gllucaj nuk e ka vrarë djali pavarësisht se ky i fundit ka pranuar krimin.

Sipas burimeve të policisë dyshimet lidhen me faktin se ku i gjeti 23-vjeçari aq shumë municione, kush e montoi lëndën plasëse. Dyshimet shtohen edhe më tepër pasi babai ka patur dhe më parë konflikte të raportuara në polici ndër vite.

Disa ditë më parë, Mato Gllucaj dyshohet se ka vendosur brenda sobës me gaz, një sasi të konsiderueshme lënde plasëse, e cila më pas shpërtheu duke i marrë jetën babait të tij.

/a.r

#Lihet #në #burg #djali #që #vrau #eksploziv #babanë #policia #ende #shumë #pikëpyetje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button