Sport

VIDEO / Çfarë ndodhi mes Bashës dhe Bardhit? Dalin pamjet e debatit pa mikrofonë në Kuvend

Pasi kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se në Sekretarinë e Kuvendit është depozituar lajmërimi që kryetari i grupit parlamentar të PD është Lulzim Basha, në sallë kanë shpërthyer të qeshurat në radhët e disa deputetëve demokratë.

Më pas, teksa po fliste Sali Berisha në foltoren e Kuvendit, Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi janë parë teksa po debatojnë mes tyre pikërisht për çështjen e kreut të grupit parlamentar të PD.

Pas Berishës, Gazment Bardhi mori fjalën në foltore dhe tha se grupin parlamentar të PD nuk mund ta zgjedhë mazhoranca.

“Ta harroni se do vijë dita kur kryetarin e grupit parlamemtar të PD ta zgjedhë PS. Unë e kuptoj që disa kanë vendosur të bëhen qesharak, por ju lutem mos provokoni deputetët e opozitës. Ky është paralajmërim suhmë i thjeshtë, kuvendi ka grupet e veta, ka përbërje në grupet parlamentare. Erion Veliaj, Edi Rama nuk e caktojnë dot kryetarin e grupit parlamentar të PD”, tha Gazment Bardhi.

/a.r

#VIDEO #Çfarë #ndodhi #mes #Bashës #dhe #Bardhit #Dalin #pamjet #debatit #mikrofonë #në #Kuvend

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button