AktualitetDurresi SotRajoni

Zbulimi i pllakës “Dardanus” në Shkup përplas shqiptarët dhe maqedonasit

Punimet nga një person privat në Karposh të Shkupit kanë zbuluar disa varreza të vjetra që mendohet se datojnë nga koha e Mbretërisë Ilire. Aty janë gjetur disa pllaka me shkrime latinisht, por njëra prej tyre ka tërhequr vëmendje të madhe. Në të shkruhet “Dardanus” dhe besohet se është emri i njërit prej fëmijëve të Epikratit.

I ndjeri Epikrati ka shënuar emrat e familjarëve të tij ndërsa “Dardanus” është djali i tretë i tij” – thotë drejtori për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arjan Asllanaj. Por zbulimi i këtij pllakati ka nxitur menjëherë shqetësimin tek studiuesit shqiptarë se pllakati është lënë në mëshirë të fatit. I pari e ngriti shqetësimin studiuesi Enis Sulstarova i cili ka bërë thirrje që pllakatet të ruhen sepse ato dëshmojnë të kaluarën e shqiptarëve.“Zbuluar ne Shkup nga ekskavatorët! Dëshmitë për te shkuarën tonë në mëshirë te fatit! Arkeologët dhe historianët të ngrenë alarmin për të ruajtur zonën arkeologjike nga po nxirren pllakat! (Pa prova materiale e kemi më kollaj të shesim gjepura te tipit “Thoti fliste shqip)”, – ka shkruar Sulstarova.Pas këtij reagimi ka reaguar Asllanaj që thotë se zona është marrë në mbrojtje. “Unë e kuptoj sensibilizimin e popullatës, pra të kenë durim derisa të kryhen të gjitha punimet dhe hulumtimet shkencore, të gjitha artefaktet ruhen qofshin ato të vogla ose pllaka e cila u dërgua në lokalitetin e Shkupit dhe atje mund të merren informata nga ciceronët” – tha Drejtori për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Ai konfirmoi se pllaka me mbishkrimin “Dardanus” nuk është dëmtuar dhe se me shumë kujdes është zhvendosur drejt parkut arkeologjik të Shkupit.“Ajo nuk është dëmtuar. Sidomos mbishkrimi që është shumë i ruajtur dhe është ekspozuar në parkun arkeologjik të Shkupit ku është shumë pak metra prej varrezave”, ka thënë Asllanaj. Zonën e vizitoi edhe zv.kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi. Ai siguroi se derisa të nxirren të gjitha artefaktet, nuk do të lejohet ndërtimi në këtë vend.Vendi ku u gjet pllaka “Dardanus”, Grubi: Derisa nuk mbaron punë Qendra për Konservim, nuk do të ndërtohet – Tetova SotZv.kryeministri Artan GrubiNë zonë shkoi edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja. Edhe ai konfirmoi se pllaka s’është dëmtuar. Megjithatë në zonë nuk janë lejuar kamerat dhe gazetarët në Maqedoninë e veriut thonë se aty shihej qartë neglizhenca gjatë gërmimeve.Pllaka “Dardanus” e sigurt, u zhvendos në Parkun Arkeologjik të Shkupit nën mbikqyrjen e Ambasadorit të Kosovës – Teleshkronja Post“Nga sot ne sigurojmë opinionin se të gjitha strukturat e pushtetit janë në këtë zonë dhe nga sot punët do të rrjedhin më ndryshe. Të gjitha vërejtjet që kemi marrë do të tentojmë t’i eliminojmë për një kohë sa më të shkurtër dhe të garantojmë punën e qetë të arkeologëve” – deklaroi Valmir Aziri, sekretar shtetëror në ministrinë e Kulturës së RMV.

Dardanët ishin fis ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesisht në Kosovën e sotme dhe rrethinat e saj. Dardanët ishin fisi themelues i Mbretërisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e.s në të cilën bënin pjesë dhe fiset e njohura si Thunatët dhe Galabrët. Pjesë e kësaj mbretërie ishin edhe fise të tjera më vogla si Diestët, Pirustët etj. Ndaj zbulimi i kësaj pllake ka shfaqur interes të madh tek studiuesit në Maqedoninë e Veriut.Por studiuesit maqedonas thonë se nuk ato që kanë dalë në dritë së fundmi nuk janë varreza ilire, por romake.“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romakë”, – thotë arkeologia Vera Atanasovska.Pllaka “Dardanus”, Prokuroria do të marrë masa nëse ka shkelje – INA Online

hekurit gjatë shekullit 12 dhe 10. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit janë gjetur shtëpitë dhe artefaktet e tjera të etnokulturës ilire…Por po ashtu në lokalitetin e Skupit ku për momentin po bëhen gërmime gjatë shekullit 12 dhe 10 janë gjetur varreza me urna, që i përkasin periudhës së bronzit dhe tranzicionit drejt hekurit dhe tregon se qyteti i vjetër i Shkupit ka qenë i banuar me ilirë nga Kalaja e Shkupit e deri tek Skupi antik”, thotë Asani.Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arjan Asllanaj është i bindur në interpretimin e gabuar të gjurmëve materiale ilire.“Pjesa dërmuese ka qenë Dardane por tendenca që nuk përmenden fare në muze, pra është një tendencë, shqetësim i madh i opinionit është bërë pasi kanë dëshirë që pos periudhës romake duhet të përmenden edhe kush kanë qenë ato fise , në këtë moment Dardanët dhe fiset në përgjithësi”, shprehet ai.

Tendenca për shtrembërimin e historisë së shqiptarëve ndër shekujt në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe në libra shkollor por edhe në libra të ndryshëm shkencor nga akademikë maqedonas, të cilët i quajnë shqiptarët të ardhur në Maqedoni.Madje para pak kohësh pati edhe një botim të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë në të cilin pretendohej se “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. Narrativa të ngjashme janë përdorur edhe në librat e historisë dhe të gjeografisë, në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë dhe maqedonas./Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button