Aktualitet
Familjarët 16-vjeçarit që vdiq me jet ski hedhin lule dhe kërkojnë drejtësi (VIDEO)

Familjarët e 16-vjeçarit që vdiq pasi u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit kërkojnë drejtësi për humbjen e jetës së të afërmit të tyre.
Ata hodhën lule në det në vendin ku u aksidentua adoleshenti dhe mes lotësh kërkuan drejtësi për vdekjen e tij, në të kundërt paralajmëruan se do të bëjnë vetëgjyqësi.
“Kemi ardhur këtu në vendngjarje për drejtësinë e djalit. Kjo që ka ndodhur mos t’i ndodhë kujt. Duam drejtësi deri në pikën e fundit. Në qoftë se nuk marrim drejtësi do bëjmë vetëgjyqësi”, tha babai i 16-vjeçarit Klei Xhaja.
#Familjarët #16vjeçarit #që #vdiq #jet #ski #hedhin #lule #dhe #kërkojnë #drejtësi #VIDEO
Lapsi