I dehur në timon shkakton aksidentin me vdekje, arrestohet 60 vjeçari

Një 60 vjeçar është arrestuar pasi i dehur në timon ka shkaktuar një aksident me vdekje në autostradën “Elbasan-Tiranë”.
Mësohet se shtetasi me iniciale I. D., duke udhëtuar me mjet është përplasur me makinën që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë 58 vjeçarja me iniciale E. V., pasagjere në automjetin që drejtohej nga 34 vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.
Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
#dehur #në #timon #shkakton #aksidentin #vdekje #arrestohet #vjeçari
Lapsi