Aktualitet

E paprecedentë/ Ngacmoi seksualisht 74-vjeçaren, procedohet gjirokastriti 43 vjeçar. Emri

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Një 43-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar.

Ka qenë vetë 74-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në polici. Autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:– Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./m.j

#paprecedentë #Ngacmoi #seksualisht #74vjeçaren #procedohet #gjirokastriti #vjeçar #Emri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button