Aktualitet
Zjarret në Greqi, evakuohet për herë të dytë një fshat në Evros

Greqia prej javësh është duke luftuar me zjarret. Së fundmi flakët kanë prekur edhe pjesën e fshatit Lefkimmi. Kjo është hera e dytë që në këtë zonë është dhënë një urdhër për evakuimin e banorëve. Për herë të parë rreziku nga zjarri në Lefkimi ishte më 27 gusht, raporton Protothema.
Mediat greke kanë raportuar se autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve në zonë që të largohen pasi vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi. Në vendngjarje janë vendosur 582 zjarrfikës me 122 automjete, 16 brigada ushtarake, 8 avionë dhe 2 helikopterë.
#Zjarret #në #Greqi #evakuohet #për #herë #të #dytë #një #fshat #në #Evros
Lapsi