Tech
I moshuari i zhdukur prej dy ditësh, i biri dyshon se është mbytur në lumin Devoll

Policia e Belshit, në bashkëpunim me palombarët kanë nisur kërkimet në rrjedhën e lumit Devoll, pasi dyshohet se është mbytur një i moshuar.
Kanë qenë familjarët e të moshuarit R. A., 80 vjeç ata që kanë njoftuar policinë se në fshatin Rrenas është mbytur i afërmi i tyre, i cili nuk ishte kthyer në banesë prej dy ditësh.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit.
Familjarët kanë deklaruar se shtetasi R. A., kishte probleme të shëndetit mendor./f.s
#moshuari #zhdukur #prej #ditësh #biri #dyshon #është #mbytur #në #lumin #Devoll