Aktualitet
Dyshohet i mbytur në lumin Devoll, gjendet xhaketa e baltosur e 83-vjeçari

Nga salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Elbasan njoftohemi se në ujërat e lumit Devoll pranë fshatit Rrenas, Nj.A Grekan, Bashkia Belsh dyshohet për një person të mbytur.
Që prej datës 31 gusht ka humbur kontaktet me familjarët Ramazan Arapi i lindur më 1944 i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ditën e sotme në ujërat e lumit Devoll është gjetur një xhaketë e baltosur e cila sipas familjarëve i përket personit në fjalë.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe SPZ i zonës dhe Shefi i Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik si edhe efektivë të MZSH Belsh dhe banorë të fshatit për të kërkuar personin e humbur.
#Dyshohet #mbytur #në #lumin #Devoll #gjendet #xhaketa #baltosur #83vjeçari
Lapsi