Shëndeti

Varianti i ri i Covid-19/ Paralajmërimi i ekspertëve të epidemive: Kujdes! ‘Pirola’ përhapet shpejt

Në buletin theksohet se ka disa arsye për t’u shqetësuar me versionin e ri të koronavirusit pasi “ka më shumë se 30 mutacione në proteinën e saj”, duke iu referuar proteinave në sipërfaqe të virusit që e lejon që të hyjë dhe infektojë qelizat e njerëzve. “Këto lëvizje masive të cilat i kemi parë edhe nga Delta tek Omicron janë shqetësuese”,- tha Roberts.

Tre pyetjet që përballen ekspertët tashmë janë, se sa e transmetueshme është “Pirola”, a do ta kalojë imunitetin e krijuar dhe sa vdekjeprurës është. “Askush nuk e di për momentin, por po bëhen studime”,– tha Roberts. Varianti “Pirola” u zbulua fillimisht në Izrael. Më vonë u pikas edhe në Kanada, Danimarkë, Mbretëri e Bashkuar, Afrikë e Jugut, Suedi, Norvegji, Zvicër dhe Tajlandë. BW

#Varianti #Covid19 #Paralajmërimi #ekspertëve #të #epidemive #Kujdes #Pirola #përhapet #shpejt

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button