Aktualitet
VIDEO / Tjetër aksident te Liqeni i Tiranës, makina pa frena dore përplaset në bordurë

Një incident ka ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës mbrëmjen e djeshme, ku një automjet pa frena dore është përplasur me një bordurë.
Tvklan.al ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku duket fuoristrada “Mercedes-Benz ML” e ndaluar mbi bordurë në zonën e pedonales për këmbësorët pranë digës. Drejtuesi i mjetit kishte harruar të siguronte makinën me frena dore dhe mjeti ka bërë lëvizje të pavullnetshme.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.
Në vendngjarje shkuan forcat e Policisë Rrugore dhe ato të Policisë Bashkiake.
/a.r
#VIDEO #Tjetër #aksident #Liqeni #Tiranës #makina #frena #dore #përplaset #në #bordurë