Aktualitet

“Tregu është akoma i etur”/ Prill-Qershor, leje ndërtimi më shumë se kurrë më parë

Në 3-mujorin e dytë të vitit që përkon me periudhën kohore prill-qershor u dhanë më shumë leje ndërtimi se kurrë më parë. Kërkesa e lartë për blerje apartamentesh, shoqëruar me nevojën për zgjerim të strukturave akomoduese si pasojë e turistëve bëri që në gjithë vendin të jepeshin 509 leje ndërtimi nga 339 një vit më parë.

Marrë në harkun e gjashtë muajve, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në vend ka arritur në 938 nga 736 në gjysmën e parë të vitit të shkuar.

“Tregu është akoma i etur. Ka ende interes për të blerë apartamente, vila apo njësi të tjera. Ndërtuesi thjesht i përgjigjet tregut ndaj ndërtimet vijojnë në rritje”, tha Erjon Harizi, Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

Kryeqyteti vijon të mbetet epiqendra e ndërtimeve në vend Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në 3-mujorin e dytë u dhanë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej më shumë se 652 metër katrorë, prej të cilave gati 460 mijë m2 apo 70.7 për qind e totalit në Tiranë. Kjo për kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi edhe si pasojë e blerjes së apartamenteve nga të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Janë shqiptarë të Kosovës, ata të Maqedonisë së veriut, por edhe vendeve të tjera afër dhe larg që blejnë apartamente në Tiranë. Gjithashtu sot shumë apartamente po përdoren për dhënie me qira ditore, kryesisht për turistët ndaj edhe ka kërkesa për ndërtime të reja”, tha Erjon Harizi, Kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve.

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se kryesisht në vijën bregdetare të vendit, Vlorë e Sarandë u dhanë 14 leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 6 mijë 544 metër katrorë për hotele dhe struktura të tjera akomoduese.

“Si kurrë më parë edhe ky vit demonstroi se nuk kemi kapacitete akomoduese për turistët. Në dy vitet e fundit ka pasur leje të konsiderueshme, por unë mendoj se ka nevojë edhe për më shumë”, u shpreh Harizi.

Pjesa më e madhe e lejeve të ndërtimit të dhëna në harkun e muajve prill-qershor, gati 74 për qindin ishin për ndërtime për banim./f.s

#Tregu #është #akoma #etur #PrillQershor #leje #ndërtimi #më #shumë #kurrë #më #parë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button