Shalqini në zyrën e Ramës ndërsa takonte zyrtarin amerikan, Erion Braçe: E meriton

Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranë, David Wisner.
“I ngarkuari me punë David Wisner u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.
Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve”, bëri me dije Ambasada.
Ajo që ka rënë në sy ishte se te dera e zyrës së Ramës është edhe një shalqi.
Këtë fakt e ka komentuar edhe deputeti socialist, Erion Braçe.
“SHALQINI NE FRON! Shpetoi sezonin e bujqve kete vere; E meriton te vihet ne vitrine!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.
#Shalqini #në #zyrën #Ramës #ndërsa #takonte #zyrtarin #amerikan #Erion #Braçe #meriton