“Jeni bërë si lypës te semafori”, Alma Kaçi sherr me gazetarët në dyert e SPAK: Te Safeti kërkova atë që ju…

Në momentin që doli nga SPAK, Alma Kaçi ka pasur edhe një moment debati me gazetarët, që e pyetën, çfarë lypët tek zyra e Gjicit?
“Jeni bërë si ato lypësit te semafori. Edhe ju lypni informacione te SPAK-u. Mirë kjo, por edhe i keqinterpretoni”, u tha Alma gazetarëve.
Kur u pyet se çfarë lypi te Safet Gjici, ajo u përgjigj: “Atë që lypni ju këtu…”.
Ndërsa avokatja e saj deklaroi se ka kërkuar ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje.
“Deri tani janë të njëjtat të dhëna që janë prezantuar në organin e akuzës. Të shohim në të ardhmen, mund të dalin të dhëna të reja që janë në efekt të hetimit”, theksoi avokatja e Alma Kaçit.
“Nuk ka element të veprës penale të korrupsionit aktiv. Ne duhet të respektojmë fazën e hetimeve dhe tani nuk mund të shprehem”, shtoi avokatja.
/a.r
#Jeni #bërë #lypës #semafori #Alma #Kaçi #sherr #gazetarët #në #dyert #SPAK #Safeti #kërkova #atë #që #ju..