Aktualitet

“Fatos Nano meriton sot lutjet tona”, Rama dekoron liderin historik të PS: Në këto orë të vështira të luftës për jetën…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim lidhur me gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos.

Rama shkruan se po lutet për shëndetin e liderit historik të Partisë Socialiste ndërsa ndan edhe medaljen ‘Mirënjohje Publike’ që i ka akorduar Nanos.

Sipas Kryeministrit, Nano arritit t’i kthejë vuajtjet e burgut në frymë liberale. Ai shton se Nano i meriton lutjet për gjithçka që mundi t’i japë vendi.

Postimi i Ramës:

LUTEM PËR FATOS NANON

Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

/a.r

"Fatos Nano meriton sot lutjet tona", Rama dekoron liderin historik të PS: Në këto orë të vështira të luftës për jetën... "Fatos Nano meriton sot lutjet tona", Rama dekoron liderin historik të PS: Në këto orë të vështira të luftës për jetën...

#Fatos #Nano #meriton #sot #lutjet #tona #Rama #dekoron #liderin #historik #të #Në #këto #orë #të #vështira #të #luftës #për #jetën..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button