Sport
Zi në familjen e Arta Dades, ish-ministrja socialiste humb nënën

Familja e ish-deputetes socialiste Arta Dade është në zi. Nëna e politikanes është ndarë nga jeta në fillim të kësaj jave.
E ndjera Zymbyle Dade, 89 vjeç do përcillet nga familja dhe të afërmit për në banesën e fundit këtë të mërkurë, datë 30.08.2023, ora 14:00 në “Sharrë”.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e “Funeral Home Alba 2000” tek rruga e Dibrës, pranë Medresesë.
Familja njofton se vizitat do të priten ditën e Enjte datë 31.08.2023, të premten dt. 01.09.2023, ora 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në ambientet e Hotel “Rogner”.
/f.stafa
#në #familjen #Arta #Dades #ishministrja #socialiste #humb #nënën