Aktualitet
Qëlloi me armë një egjiptian, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 19-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi ka qëlluar me armë një egjiptian.
Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Agio Panteleimona, ku një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani. Pasditen e së martës, policia greke arrestoi 19-vjeçarin, i cili ka precedentë për grabitje.
Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur i riu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar. Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.
#Qëlloi #armë #një #egjiptian #arrestohet #19vjeçari #shqiptar #në #Greqi
Lapsi