FOTO/ Neymar bën stërvitjen e parë me Al Hilal: pritja e skuadrës është argëtuese

Një prezantim emocionues dhe pastaj, një ndalesë e papritur që kishte ngritur zërat konspirativë, që gjithnjë e kanë shoqëruar Neymar. Braziliani më në fund i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Al Hilal. Numri 10 ka nisur stërvitjet me shokët e rinj të skuadrës, gati për t’u rikuperuar nga dëmtimi e për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.
Lajmi i mirë për tifozët arabë është se ish-sulmuesi i PSG është rikthyer në stërvitje me topin. Neymar së shpejti duhet të rikthehet me kapacitet të plotë dhe të bëjë edhe debutimin në kampionat. Entuziazmi për rikthimin e afërt të O’Ney është ndjerë te të gjithë lojtarët e Al Hilal. 31 vjecari në fakt është nga ata lojtarë që të bëjnë të fitosh ndeshjet dhe pas Koulibaly dhe Milinkovic-Savic ata duan të shohin në veprim edhe Neymar.
Lexo më tej: Video/ ‘Princ’ Neymar i Arabisë: prezantim epik i O’Ney prej ‘Një mijë e një netë’ te Al Hilal
Siç dëshmohet nga fotot dhe videot e publikuara nga vetë klubi saudit, braziliani është pritur me ekzaltim nga pjesa tjetër e dhomave të zhveshjes. E pritja ka qenë vërtetë speciale. Si? Me një ritual “mbarësie”. Me shishe uji në duar, shokët e rinj të O’Ney u pozicionuan në dy rreshta dhe e lagën me ujë teksa braziliani kalonte. Një skenë për të qeshur e që ngazëlloi edhe vetë Neymar.
🔝 التاريخـي @neymarjr .. اللمسـات الأولـى 🤩💙#الهلال pic.twitter.com/1Km17qU7x5
— نادي الهلال السعودي (@Alhilal_FC) August 26, 2023
#FOTO #Neymar #bën #stërvitjen #parë #Hilal #pritja #skuadrës #është #argëtuese
Lapsi