Përplasjet për zgjerimin/ Tallet sërish Rama: Më mirë në autobusin e BE se në një avion rus

Komisioni Europian kundërshtoi propozimin e kreut të Këshillit Europuian, Charles Michel për zgjerimin e unionit në 2030-ën. “Ne nuk jemi të fokusuar tek data, por të fokusuar në punën e ngushtë me vendet kandidate që përgatiten për t’ju bashkuar BE-së”, – tha zëdhënësja e KE-së. Ajo nënvizoi se Michel nuk u konsultua me Von der Leyen për deklaratën e bërë në Bled të Sllovenisë. Pas këtyre përplasjeve ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai ka ironizuar deklaratën e Komisionit Europian duke e paralelizuar pro-evropianizimin e vendeve të rajonit me vrasjen e ish-liderit të Wagner.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale të punëve të jashtme, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NË BE” -shkruan Rama në Twitter.
“Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proçes”. Nëpërmjet kësaj deklarate ditën e martë zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat tregoi se nuk ndan propozimin e Presidentit të Këshillit, Europian Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. /
LEXO ME SHUMË: Përplasje në Bruksel/ Von der Leyen kundër Michel për zgjerimin në 2030-ën
#Përplasjet #për #zgjerimin #Tallet #sërish #Rama #Më #mirë #në #autobusin #në #një #avion #rus
Lapsi