AktualitetDurresi Sot

Talente me origjine nga Durresi qe shkelqejne ne universitetet e perendimit

Ne qytetin e Durresit krahas turizmit masiv qe ka pasur nga shtetas europianë, kanë ardhur këtë gusht edhe shumë bashkeatdhetare të cilet nuk i kanë humbur lidhjet me vënd lindjen . Dhe me shumë prej tyre jemi takuar rrugëve si vite më parë. Mes tyre veçoj nje takim mbreselenës me miqtë e mije Roland dhe Elida Veliaj, vëlla dhe moter, prej vitesh banues ne Itali, Duke gjerbur një kafe mes miqsh biseduam per femijet.

Elida ndjehej shume e lumtur, pasi i biri Davide sapo kishte përfunduar me sukses, me pikët maksimale doktoraturën. Në nje universitet mbi 800 vjeçar me emër ne perëndim. Elida më tha “Davide mbaroj Universitin per mjeksi në universitetin 800 vjeçar të Padoves me 110 e LODE. Ky është maksimumi i pikeve në vlerësim që japin. Davide flet 5 gjuhë nderkombetare dhe është qytetar i botes me rrenjë multietnike”. Davide është i talentuar në muzike dhe luan me passion në pianoforte, po ashtu edhre në basketboll.

Ka qënë vullnetar per WWF, CISV, sherbimin civil internacional në mbi 70 vende , për të promovuar kulturen e paqes , respektit dhe traditave ndermjet popujve. Si Davide, është shquar edhe motra e tije Carlotta e cila ka studjuar për ne fakultetin Ekonomik Menaxhim, dhe sot punon në San Francisko, Kaliforni. Flet lirshëm 6 gjuhë të huaja. Vëlla e motër ruajn kujtime të mira për vëndet ku ka shkuar, por Durresi, mbetet qyteti i tyre i zemrës.

Ai dëshiron të ndjekë rrugen e suksesit të babait të tije Dott Aldo Oportuno, mjek kirurg kardiolog i shquar, me reputacion në qarqet shkencore mjekesore brënda dhe jashtë Italisë. i cili ka ardhur me operacionin “ Pelikan” që në vitin 1991 në Durres ku ka realizuar me dhjetra nderhyrje kardiologjike në ato vite të vështira.

Në Durres ai është njohur Elidën dhe më pas nga martesa e tyre erdhen ne jete 2 femijet e tyre të cilat tashme kanë hyre ne jete duke demostruar aftesi dhe dinjitet ne kerkimet shkencore. Dott Oportuno vetë u ndje shumë krenar për të birin, dhe punën serioze që ka ndermarre ne shkencat mjekësore.

Nga qyteti i Durresit ka edhe shumë studente të tjerë që kanë arritur rezultate te shkelqyera si ne Europe dhe ne SHBA. Po ashtu edhe të rinje të lindur atje të cilet janë vlerësuar për studimet dhe punet cilesore shkencore që kanë realizuar. Për të pasqyruar vlerat shkencore e kombetare të realizuara nga bashkeatdhetaret tane, “Durrësi Sot” do të hape nje rubrikë ku do të paqyrohen here pas here vlerat qe realizojne përfqesuesit e brezit të ri me origjine nga qyteti i lashtë i Durresit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button