Aktualitet

Barbie” filmi global me fitimet më të larta në historinë e “Warner Bros

Barbie

Suksesi në arkë i “Barbie” është i pandalshëm. Që nga dita e parë e lansimit në kinematë në mbarë botën ka qenë një varg rekordesh të thyera, duke u kthyer në një fenomen të vërtetë social. Kjo është edhe më domethënëse nëse mendohet momenti i krizës së madhe që po përjeton kinemaja në botë.

Siç raporton “Variety”, sot, të hënën gusht, filmi i Greta Gerwig me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, po përgatitet të kalojë “Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2” për t’u bërë filmi me fitimin më të madh në botë në histori i “Warner Bros”. Gjatë fundjavës, filmi fitoi 18.2 milion dollarë, duke e çuar atë në një fitim të jashtëzakonshëm 1.34 miliardë dollarë në botë (kapitulli i fundit i sagës së Harry Potter fitoi 1.341 milion dollarë).

Por rekordet për të thyer nuk kanë mbaruar: “Barbie” së shpejti do të kalojë edhe “The Super Mario Bros. Movie”, i cili arriti në 1.358 milionë dollarë, duke e bërë atë titullin me fitimin më të madh në arkat e vitit 2023.


#Barbie #filmi #global #fitimet #më #të #larta #në #historinë #Warner #Bros

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button