Sport

Video/ Gjashtë gola për një pikë: asnjë fitues në Laç, rikthim i madh i Erzenit me Kahrimanovic

Kahrimanovic

Laçi e Erzeni ndahen me një 3-3 zbavitës, por që natyrisht ka lënë shije shumë më të hidhur te vendasit. Kurbinasit me dy gola avantazh panë të arrihen dy minuta nga fundi, nga goli i Kahrimanovic. Të besuarit e Nicës u dukën tonikë, por nuk zgjatën deri në fund. Shijakasit e Deliallisit insistuan deri në fund me Mihana e Kahrimanovic, që lejuan Erzenin të dalë me një pikë në debutim.

Favoritë në letër, Laçi kaloi i pari në avantazh në minutën e 17’ me Sobovalen. Bardhezinjtë u dukën të organizuar dhe në gjendje të mbanin larg rreziqet. Nuk ishte kështu, sepse Mihana riktheu baraspeshën me një gol spektakolar. Një gol që vlen shumë për moralin, por edhe që nxiti vendasit të shtyhen përpara. Kështu, në minutën e 30’ Barjamaj kaloi sërish në avantazh kurbinasit, duke i cuar në pushim në 2-1.

Nica kërkoi ngë të tijtë sigurinë dhe bardhezinjtë nuk e ulën ritmin, duke synuar golin e tretë. E në fakt, në minutën e 62′ Ujka shënoi golin e tretë, duke festuar në mënyrën më të mirë 25 vjetorin. Ndoshta Laci e mendoi të fituar më shpejt se duhet ndeshjen, por shumë hapësirë e inisiativë iu la Kahrimanovic. Nga këmbët e numrit 10 kaloinin aksionet më të rrezikshme të Erzenit. Shijakasit e kuptuan se mund të bënin dicka dhe Mihana kompletoi dygolëshin e tij në të 81′, përpara se Kahrimanovic me penallti të siguronte barazimin dy minuta nga fundi.


LAÇI 3-3 ERZENI

#Video #Gjashtë #gola #për #një #pikë #asnjë #fitues #në #Laç #rikthim #madh #Erzenit #Kahrimanovic

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button