Aktualitet

Vatra në fushën e mbetjeve në Elbasan, zjarrfikësve iu bashkohen Forcat e Armatosura

Vijon ende aktive vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e plehrave në Elbasan. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur mbrëmjen e së shtunës se Forcat e Armatosura u janë përgjigjur tashmë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit.

Kështu, 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Forcat e Armatosura iu përgjigjën menjëherë kërkesës së autoriteteve vendore të Elbasanit për të ndihmuar më vënien në kontroll të flakëve në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. 20 efektivë të BMEC-së dhe 5 mjete janë nisur krah forcave zjarrfikëse të Elbasanit për të frenuar përhapjen e zjarrit që favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Niko Peleshi, Facebook

Kujtojmë se zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, pranë zonës ku ndodhet inceneratori, nisi pasditen e kësaj të shtune.

/a.r

#Vatra #në #fushën #mbetjeve #në #Elbasan #zjarrfikësve #bashkohen #Forcat #Armatosura

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button