Aktualitet

“Policia do rrisë sigurinë”, Balla: Dyshojmë që zjarri në landfillin e Elbasanit është i qëllimshëm

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se Policia e Shtetit ka dyshime që zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit është i qëllimshëm.

Për këtë arsye ka kërkuar që policia të rrisë sigurinë dhe prezencën pranë landfilleve.

“Kam urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfildëve – fushave të mbetjeve në të gjithë vendin. Kam kërkuar që edhe policitë bashkiake të krijojnë shërbim 24 orë kontrolli dhe shërbimet zjarrëfikëse të jenë pranë për të parandaluar çdo zjarrvënie. Policia e Shtetit ka dyshime që qoftë zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme”, thotë ministri Balla.

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Në ndihmë të zjarrikësve kanë shkuar edhe efektivë të Forcave të Armatosura për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

/a.r

#Policia #rrisë #sigurinë #Balla #Dyshojmë #që #zjarri #në #landfillin #Elbasanit #është #qëllimshëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button