“El Gordo” në pranga/ Narkosi shqiptar në Kolumbi kërkohej në 180 shtete të botës

Policia e Kolumbisë ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka lidhje me grupet e trafikimit të drοgës në vendin amerikano-jugor. Sipas raportimeve në mediat kolumbiane është vënë në pranga Besnik Nikolli. Ai njihej në vendin latin me nofkën “El Gordo” (I shëndoshi).
Sipas policisë kolumbiane, që prej vitit 2021 ndaj Nikollit ishte lëshuar urdhërarresti nga autoritetet franceze. Ai ishte në listën e personave më të kërkuar nga Interpol. Sipas hetuesve kolumbianë, Nikolli kishte lidhje me grupe kriminale në Francë, Shqipëri, Holandë dhe Gjermani. Sipas asaj që raportohet në mediat kolumbiane, ai ishte i pranishëm në vend për të gjetur lidhje me grupe të ndryshme të narkotrafikut në vend.
#Gordo #në #pranga #Narkosi #shqiptar #në #Kolumbi #kërkohej #në #shtete #të #botës
Lapsi