Aktualitet

Vdèkja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë, ISHMT: Pajisja nuk ishte ashensor

Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar pas verifikimeve në lokalin e natës në Sarandë, ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte kamerier në klub. ISHMT thotë se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si pasojë ISHMT-ja nuk ka kryer inspektime apo kontrolle në këtë subjekti, bazuar në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:


Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut” njofton ISHMT.

#Vdèkja #kamerierit #17vjeçar #në #Sarandë #ISHMT #Pajisja #nuk #ishte #ashensor

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button