Aktualitet

Kultivonin kanabis dhe i ruanin të mbjellat me armë, arrestohet babai dhe 2 djemtë në Poliçan

Babai dhe 2 djemtë në fshatin Tozhar, në Poliçan janë arrestuar pasi qëndronin të armatosur për të ruajtur bimët narkotike të kultivuara nga vetë ata.

125 bimë kanabis janë djegur dhe janë sekuestruar 4 armë gjahu.

Policia bën me dije se një prej djemve, 32 vjeç u kap në flagrancë teksa ujiste bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Tozhar, në bashkëpunim me 2 të arrestuarit e tjerë, vëllain dhe të atin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit, u kap dhe u arrestua shtetasi G. V., 63 vjeç, aktualisht banues në Durrës, pasi bimët u gjetën të kultivuara në tokën në pronësi të tij, në fshatin Tozhar.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 59 vjeç (vëllai i 63-vjeçarit), banues në fshatin Tozhar, pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua si provë materiale, një armë gjahu që posedohej pa leje.

#Kultivonin #kanabis #dhe #ruanin #të #mbjellat #armë #arrestohet #babai #dhe #djemtë #në #Poliçan

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button