Sport

Aksidenti te diga e liqenit, gjykata vendos arrest me burg për pronarin e BMW-së. Vijojnë kërkimet për shoferin

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Eldi Allushin, pronarin e mjetit tip BMW X6 që “fluturoi” te diga e liqenit pak ditë më parë.

Mbi të rëndojnë akuzat e “moskallëzimit të krimit”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje e autorit të krimit”.

Allushi ka dhënë dëshmi të rreme lidhur me aksidentin, duke thënë në dëshmine e tij, se ishte në timon kur ndodhi ngjarja dhe sa makina pati një defekt teknik.

Në drejtimin e mjetit ishte Emiliano Nina i cili vijon të jetë në kërkim për veprat penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e këtij të fundit, ku ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shkop bejsbolli.

Ndërkohë shoku tjetër, Jurgen Allushi po hetohet në gjendje të lirë.

#Aksidenti #diga #liqenit #gjykata #vendos #arrest #burg #për #pronarin #BMWsë #Vijojnë #kërkimet #për #shoferin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button