Aktualitet

Fushë-Krujë, i vihet flaka gjatë natës një makine, zbardhet dëshmia e pronarit

I vihet flaka gjatë natës makinës së Etnor Alushit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halilaj të Fushë Krujës. Mësohet se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës në momentin që ka shpërhtyer në flakë.

Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Vetë Alushi ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se makinë ishte lyer me lëndë djegëse.


Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

#FushëKrujë #vihet #flaka #gjatë #natës #një #makine #zbardhet #dëshmia #pronarit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button