E përditësuar/ Kris arma në Shëngjin, plagosen 2 persona

Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë njoftohet në këto momente në Shëngjin. Sipas burimeve paraprake nga policia të shtëna me armê zjarri janë regjistruar në zonën e njohur si “Rana e hedhun”. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë plagosur dy persona. Ata janë Albert Gjinaj, 28 vjec, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit Albert Gjinaj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

#përditësuar #Kris #arma #në #Shëngjin #plagosen #persona
Lapsi