Aktualitet

Furtunë kundër hotelit luksoz në Itali/ Mes ëmbëlsirave, serviri edhe një vajzë të mbuluar me çokollatë

Një tavolinë buzë pishinës dhe mbi të një vajzë me rroba banjo e mbuluar me çokollata në gjithë trupin e saj.

Ky është imazhi që ofron resorti me 4 yje i quajtur Voi Colonna, pjesë e grupit Alpitour, në Golfo Aranci të Italisë.

Episodin e ka denoncuar një menaxher italian, i cili kishte shkuar për pushime në këtë resort së bashku me familjen e tij.

Ai thotë se u ndje në siklet nga komenti i vajzës së tij 14-vjeçare, e cila shprehu pakënaqësinë kur pa një vajza me bikini të mbuluar me çokollatë.

Denoncuesi thotë se u ankua tek stafi i hotelit për këtë imazh, dhe sipas tij, i thanë se është “një statujë çokollate”.

Federico Mazzieri, i cili është personi që denoncoi në rrjetet sociale këtë episod, shprehet i zhgënjyer me hotelin kur thotë se si ka mundësi që trupi i femrës të përdoret si objekt.

Kam mbetur pa fjalë kur kam parë këtë skenë. Çfarë mendojnë menaxherët e Alpitour për këtë përfaqësim të trupit të femrës? Si i lejoni këto sjellje në strukturat tuaja, ku trupi i një gruaje, i një punëtoreje barazohet me një enë për të kënaqur syrin djallëzor të dikujt”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Postimi nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë ngjalli valë reagimesh negative në rrjetet sociale, ku nisën polemikat ndaj hotelit që shfrytëzon trupin e një gruaje si karrem për të tërhequr një klientelë të caktuar.

Por nuk mungoi as reagimi nga vetë hoteli, që i kërkoi falje Federico Mazzieri dhe familjes së tij, duke thënë se ndihen të keqardhur për incidentin dhe se nuk kanë pasur asnjë qëllim dashakeq.

/a.r

#Furtunë #kundër #hotelit #luksoz #në #Itali #Mes #ëmbëlsirave #serviri #edhe #një #vajzë #të #mbuluar #çokollatë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button