Tre vatra aktive në vend! Zjarrfikësit “luftë” me flakët në Devoll, Finiq e Konispol
Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit.
Aktualisht janë aktive vetëm 3 vatra, ajo në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë, në malin Stilos në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq.
Zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë vatrat e zjarrit në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat janë shuar.
“Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.
Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.
Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.
Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
/a.r
#Tre #vatra #aktive #në #vend #Zjarrfikësit #luftë #flakët #në #Devoll #Finiq #Konispol