Aksidenti me dy të vdekur në Sarandë, Policia: Një nga viktimat s’është identifikuar, tjetri një 24-vjeçar italian

Policia ka dhënë detajet nga aksidenti tragjik në Sarandë ku humbën jetën 2 turistë italianë sipas burimeve për Report Tv. Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, ku i fundit i drejtuar nga italianët.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Automjeti tip Mercedes benz ka qen me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarand
#Aksidenti #të #vdekur #në #Sarandë #Policia #Një #nga #viktimat #sështë #identifikuar #tjetri #një #24vjeçar #italian