Aktualitet

Kina i kërkon Japonisë të tërheqë vendimin për të hedhur ujin e ndotur bërthamor në det

Kina i kërkoi të martën Japonisë të tërheqë vendimin e saj të gabuar për të lëshuar ujin e ndotur bërthamor në det shkruan CMG.

Tokioja nuk zhvilloi konsultime në mënyrën e duhur me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht me palët e interesuara, lidhur me planin e saj të derdhjes së ujit në oqean, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konference të rregullt shtypi.

Japonia do të fillojë lëshimin në det të ujit të ndotur bërthamor të centralit bërthamor të Fukushimës më 24 gusht, bëri të ditur të martën kryeministri japonez Fumio Kishida.

Duke vënë në dukje se Japonia po tregohet jashtëzakonisht egoiste dhe e papërgjegjshme që i kalon rrezikun e ndotjes bërthamore botës dhe vendos interesat e veta mbi mirëqenien afatgjatë të të gjithë njerëzimit, Wang tha se Kina është seriozisht e shqetësuar për këtë veprim dhe e kundërshtuar me forcë atë, duke i paraqitur demarsh serioz palës japoneze.

Kina i kërkon fuqishëm palës japoneze të komunikojë me vendet fqinje në mënyrë të sinqertë, ta heqë ujin e ndotur bërthamor në një mënyrë të përgjegjshme dhe të pranojë mbikëqyrjen e rreptë ndërkombëtare, theksoi zëdhënësi, duke shtuar gjithashtu që pala kineze do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur mjedisin detar, sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njerëzve.

#Kina #kërkon #Japonisë #të #tërheqë #vendimin #për #të #hedhur #ujin #ndotur #bërthamor #në #det

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button