Aktualitet

Rama në La7: E vërteta e raportit të afërt me Melonin

la7

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një interviste për televizionin italian La7 në emisionin “In Onda”. Pyetjet e gazetarëve italianë u fokusuan tek marrëdhëniet mes dy vendeve, rritja e numrit të turistëve italianë këtë verë dhe raportet mes dy qeverive.

Gazetarët ishin kuriozë se si një kryeministre që i përket të djathtës ekstreme si Meloni mund të gjejë gjuhën e përbashkët me një të majtë si Edi Rama. Por ky i fundit tha se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe në Tiranë dhe se dy vendet kanë një ADN të përbashkët dhe të ngjashme.

“Në këto 30 vite marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë asnjëherë nuk janë përcaktuar nga ngjyrat e qeverive në Romë dhe Tiranë. Është çështjes historie! Kemi një ADN të përbashkët shumë të ngjashme, edhe pse kemi qenë të ndarë nga deti. Italia është në zemrat tona gjithmonë, është një raport shumë i thellë.


Ka një interes strategjik të Italisë për të qenë gjithnjë e më shumë prezent në Ballkan, dhe Giorgia e ka këtë qëllim kombëtar. Ka dhe një qëllim kombëtar të Shqipërisë për tu bërë anëtar i plotë i BE-së ku Italia është avokati ynë më i madh”, – u shpreh Rama në La7. ©

#Rama #në #La7 #vërteta #raportit #të #afërt #Melonin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button