Lyon në krizë, Blanc i dorëzuar e tifozët sulmojnë lojtarët: “Ekip cirku për kllounë në jetën reale”

Një kontestim i fortë, shumë i fortë nga tifozët e Lyon ndaj ekipit të tyre. Të besuarit e teknikut Laurent Blanc, që vijnë nga dy humbje të rënda në po aq javë kampionat, u pushtuan nga kritikat.
Fillimisht erdhi humbja në Strasburg (2-1) në debutimin e tij në Ligue 1. Pastaj gjërat u përkeqësuan nga humbja e rëndë në shtëpi (1-4) përballë Montpellier. Një fillim makth i sezonit për Olympique Lyon (i impenjuar në ndeshjet në vijim kundër Nice dhe PSG), i sulmuar ashpër nga tifozët pas shpalljes së fanellës së tretë.
Fanella e re e Lyon u shfaq paraprakisht në faqet sociale të Fooy Headlines. E komentet e tifozëve të zhgënjyer e zemëruar nuk vonuan të vërshojnë: “Ajo përfaqëson Cirkun OL në të gjithë shkëlqimin e tij”. Të tjerë pastaj e rritën dozën e ofendimeve: “Një fanellë me temë cirku, perfekte për një ekip kllounësh në jetën reale”.
Lexo më tej: Video/ Mbappé kthehet me gol te PSG, por Luis Enrique nuk di të fitojë: krizë për Lyon
Vetë tekniku Blanc është pothuaj i dorëzuar, pas humbjes së dytë radhazi. Pas ndeshjes i pyetur nga gazetarët se cfarë duhet të ndryshonte Lyon, për t’i bërë gjërat ndryshe, ish-kampioni i botës iu përgjigj shkurt: “trajnerin”.
🤨 “Il faut changer d’entraineur.”
Le sarcasme ou juste de la sincérité de la part du coach de l’@OL❓#OLMHSC pic.twitter.com/x2s7dBbBwu
— Prime Video Sport France (@PVSportFR) August 19, 2023
#Lyon #në #krizë #Blanc #dorëzuar #tifozët #sulmojnë #lojtarët #Ekip #cirku #për #kllounë #në #jetën #reale
Lapsi