Aktualitet

Burgosja e Belerit/ Micotakis e kërkon zgjidhjen nga amerikanët

Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis është takuar me kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA, Bob Menendez. Në lajmin e mediave greke thuhet se të dy politikanët kanë diskutuar gjatë një dreke në Athinë për marrëdhëniet greko-amerikane dhe “zhvillimet në rajon e më gjerë”.

Për momentin, dy janë temat e nxehta që shqetësojnë Greqinë në rajon, kërkesa e Turqisë për blerjen e avionëve F-16 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe burgosja e Fredi Belerit.

Për të dyja këto, Bob Menendez ka qenë një avokat i Greqisë, qoftë duke bllokuar shitjen e avionëve F-16 për Turqinë për shkak të shkeljes së përsëritur të hapësirës ajrore të Greqisë, qoftë edhe për rastin Beleri, për të cilin reagoi menjëherë duke ngritur dyshime për një arrestim me sfond politik.


 “Unë e vë gjithmonë në pikëpyetje diçka që ndodh dy ditë përpara zgjedhjeve” tha ai, disa ditë pas zgjedhjeve të 14 Majit.

“E kuptoj që zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përfshi gjyqësorin e pavarur, janë elementë kyçë të demokracisë. Jam i shqetësuar që policia shqiptare ka arrestuar një shtetas grek dy ditë përpara zgjedhjeve. Do shohim se si do dalin provat. Qeveria greke e ka bërë të qartë se kjo do ketë implikime për aspiratat shqiptare drejt BE. Çfarë po bëjmë ne për të siguruar që autoritetet shqiptare po zbatojnë ligjin?” pyeti Menendez.

Madje pak ditë më parë, në një nga mbledhjet e komitetit që drejton, Menendez u shpreh i shqetësuar për avionët që kërkon Turqia dhe për operacionin e policisë shqiptare në kampin Ashraf, ku janë strehuar muxhahedinët. Megjithëse e përshëndeti vendimin e Shqipërisë për të strehuar muxhahedinët, ai ngirit pikëpyetje për shkeljen e të drejtave të opozitës së iranit dhe kërkoi nga administrata amerikane të jetë më e vëmëndshme për respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Operacioni i policisë në kampin Ashraf ka ndodhur disa muaj më parë. Reagimin e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongresin Amerikan për muxhahedinët mund ta ndiqni në videon më poshtë, kur ai flet për Turqinë dhe Shqipërinë.

Dreka me kryeministrin grek dhe qëndrimet e prera të Menendez përkundrejt Shqipërisë nuk paralajmërojnë asgjë të mirë për qeverinë Rama. Për më tepër që në këto momente, Menendez ka në dorë një gur të fuqishëm, siç është dhënia e aprovimit që Biden t’i shesë avionët e premtuar Erdoganit. Në anën tjetër, presidenti i Turqisë mban në dorë atë që është quajtur “Shantazhi suedez”, pasi ai ka premtuar të miratojë në parlament antarësimin e Suedisë në NATO, por ende nuk e ka bërë këtë.

Pikërisht në mesin e kësaj loje është shtuar edhe kryeministri Rama, të cilit Beleri i duhet në burg ende për disa javë, sa të kalojë afati që i cakton ligji për t’u betuar./

#Burgosja #Belerit #Micotakis #kërkon #zgjidhjen #nga #amerikanët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button