Grekët duan betimin e Belerit, Rama i shpreh solidaritet për luftën me zjarret

Kryeministri Rama i ka cuar një sinjal tjetër pajtimi homologut të tij grek, Kiriakos Micotakis pas mesazhit paqtues që shpërndau duke komentuar darkën e të hënës, ku nuk ishte i ftuar. Në mesazhin e tij në rrjetin social X, Rama shkruan “Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”.
Në fakt, grekët po i kërkojnë të lejojë betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie. Refuzimi i kryeministrit shqiptar për t’ia lënë Himarën Belerit, që është dënuar më parë për përdhosjen e simboleve kombëtare dhe është akuzuar për vrasjen e ushtarëve në kufi, ka provokuar një lëkundje të fortë në marrëdhëniet me Greqinë.
Lexo edhe: Kundërpërgjigjet Rama, “nuk ia kthej Mitsotakisit me të njëjtën monedhë”
Si kundërpërgjigje, Micotakis organizoi një darkë me të gjithë liderët e rajonit, por duke lënë jashtë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas grekëve dhe sipas opozitës shqiptare, Beleri mbahet në burg padrejtësisht, pasi akuza e blerjes së votave është e stisur.
#Grekët #duan #betimin #Belerit #Rama #shpreh #solidaritet #për #luftën #zjarret
Lapsi