FOTO/ Dështaku i Milan shënon në debutimin me Atalantën, rrjetet sociale ekzaltohen me De Ketelaere

Charles De Ketelaere e filloi mirë përvojën e tij me fanellën e Atalantës, duke shënuar menjëherë gol, në ndeshjen e parë kundër Sassuolos. Një gol që thyen mallkimin italian për belgun. Një gol që premton për mirë në vazhdimin e aventurës me Hyjneshën: “Kam pritur prej kohësh ndjesi si këto. Doja të shënoja dhe më vjen mirë që ndihmova për të fituar ndeshjen” – tha për mikrofonat e Dazn -. Unë fola me trajnerin për mënyrën time të lojës, u përpoqa të bëj atë që ai dëshiron”.
E belgu, që gjeti menjëherë rrugën për të shënuar sa u largua nga Milan, tha se ishte gati për të përballuar kampionatin me Atalantën: “Është një mundësi e madhe për mua dhe dua të bëj mirë. Gasperini? Më pëlqen mënyra e tij e lojës. Kam ardhur këtu edhe për këtë. Atalanta është një ekip i madh dhe unë dua të bëj mirë”.
Lexo më tej: Milan, mbrojtësi i ri është Pellegrino: arrihet akordi me Platense për talentin argjentinas
Talenti i madh dhe premtues për të cilin Milan investoi pa sukses, duket se ka gjetur ambjentin e duhur. Kuqezinjtë hoqën dorë prejt tij, duke e konsideruar një dështim. De Ketelaere tani duket se po i nxjerr të gjithë zbuluar te Milan dhe rrjetet sociale nuk kanë falur. Ironia në ëeb ka kthyer në cështje deri edhe Paolo Maldini, njeriu që e solli në Milano.
#FOTO #Dështaku #Milan #shënon #në #debutimin #Atalantën #rrjetet #sociale #ekzaltohen #Ketelaere
Lapsi